Djali i tij provokoi tifozët e Milan-it, Shearer: Është 23 vjeç, ai idiot

23 Shtator 2023
15:55
Denis Hakanaj
back button

Alan Sahearer nuk ka qenë aspak i kënaqur.

Nuk ka lidhje vetëm Newcastle, skuadra për të cilën sulmuesi anglez ka luajtur për një jetë të t ërë duke e çuar për herën e fundit në Champions League para këtij viti.

Ai që ka zemëruar ish-sulmuesin është djali i tij, i cili ka udhëtuar në Milano bashkë me mijëra tifozë të Newcastle për të shijuar atmosferën e San Siro-s: ajo që ka pagëzuar kthimin zyrtar të bardhezinjve në kompeticionin kryesor europian për klube.

Megjithatë, i riu Shearer nuk është sjellë shumë mirë…

“I kisha thënë, siç ndodh shpesh kur shkon në transfertë, që të mos bënte asnjë budallallëk. Që të tregohej i kujdesshëm, i ndjeshëm, të mendonte të argëtohej me shokët dhe të shijonte atmosferën”, ka thënë Shearer për podcast-in The Rest is Football.

Por djaloshi nuk e ka dëgjuar të atin dhe ka shkuar bashkë me qindra tifozë bardhezinj për të provokuar kuqezinjtë në hotelin e Milan-it Dhe video që e ka kapur, e filmuar nga një shok, ka shkuar menjëherë te Shearer:

“Ishin jashtë hotelit të lojtarëve, ishin milanistët që ngjiteshin në autobus për të shkuar në San Siro. Mund të kenë qenë rreth 700-800 tifozë të Milan-it.

“Kam parë djalin tim dhe kam menduar: ky është djali im budalla me fanellën e tij të Newcastle dhe miqtë e tij. Çfarë i ka thënë mendja?”.

Shfryrja e Shearer ka vazhduar: “Është 23 vjeç, ai idiot. Por fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë.

“Ndeshja? E vështirë për Newcastle. Një barazim që dukej i pabesueshëm, nuk besoj se kemi luajtur shumë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit