Djali në gjurmët e Igli Tares, Etienne promovohet te të rinjtë e Lazio

1 Gusht 2019
15:45
Alfred Lleshi
back button

“Dardha bie nën dardhë”, thotë populli. Nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe edyhe në familjen e Igli Tares, teksa dali i ish-kapitenit tonë kuqezi ka ndjekur gjurmët e babait. Pra, merret me futboll, me synimin për t’i arritur nivelet e drejtorit sportiv të Lazio në Serie A. Sipas “LazioPress”, Etienne Tare do të përfshihet në skuadrën e të rinjve të Lazio për sezonin e ardhshëm. Etienne ka lindur në vitin 2003 dhe si babai i tij, luan në rolin e sulmuesit. Ai është thirrur për kampingun veror në Pietralunga, ku do të vlerësohet nga trajneri i ri, Leonardo Menichini. 

Etienne do të angazhohet me U-17 dhe “primavera” e bardhekaltërve në sezonin e ardhshëm, edhe pse është vetëm 16 vjeç aktualisht. Pra, një tjetër shqiptar te Lazio, pas disa të tjerëve, të përzgjedhur për të përfaqësuar ngjyrat bardhekaltër nga Igli Tare, dikur futbollist i kësaj skuadre, prej disa kohësh në pozicionin e drejtorit sportiv, rol të cilin e ka kryer me dinjitet dhe ka marrë disa vlerësime e çmime në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit