Djaloshi i artë: Mbappe lë “dy xhiro” mbrapa Messin dhe Ronaldon!

12 Qershor 2019
14:51
Anton Cicani
back button

Kylian Mbappe më mirë se sa Messi dhe Ronaldo! Numri "10" i PSG ka arritur një tjetër rekord që do t'i shtohet kështu karrierës së tij që sapo ka nisur. Goli i realizuar ndaj Andorrës me fanellën e Francës është ai numër "100" në karrierë si profesionist.

Sulmuesi francez i ka shënuar në 180 ndeshje të zhvilluara. Golat e realizuar nga talenti i lindur në Bondi duhen ndarë kështu: 27 me Monacon, 60 me PSG dhe 13 me Francën.

Messi dhe Ronaldo nuk kishin arritur që të bënin aq mirë sa Mbappe. Argjentinasi e kapi kuotën e 100 golave në moshën 22 vjeç e 97 ditë, ndërsa portugezi 22 vjeç dhe 356 ditë

Mbappe ka kaluar të gjithë, plus që ka edhe një Botëror me Francën, diçka kurrë e fituar nga Messi dhe Ronaldo.

Ka qenë edhe 3 herë radhazi kampion france, dy me PSG dhe një me Monaco duke fituar Europianin U-19 me "gjelat", pasi mundi Italinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit