“Djaloshi korean” ndëshkoi City-n, Wolves tallen me Pep: hakmarrja perfekte

1 Tetor 2023
10:41
Denis Hakanaj
back button

E shtuna e Premier League ka qenë e mbushur me surpriza.

Surpriza që kanë filluar me gjashtë golat e pësuar nga Brighton-i i De Zerbi-t dhe që kanë vazhduar me humbjet e skuadrave të Mançesterit: United është mposhtur në shtëpi nga Palace dhe City në fushën e Wolves.

Kjo ndehje e fundit ka pasur një shije të veçantë për një futbollist në veçanti ose më skatë Hee-chan Hwang, autori i golit që i dhuroi fitoren 2-1 Wolves-it.

Lojtari ka festuar përballë tifozëve duke treguar emrin e tij. Një gëzim i papërmbajtshëm që ka lidhje me një kënaqësi të veçantë, atë që i ka shkaktuar një pakënaqësi trajnerit Guardiola. Arsyeja? Deklaratat e spanjollit në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Duke folur për rreziqet e Wolves, Guardiola ka përmendur disa lojtarë të kundërshtarit ndaj të cilëve City duhej të bënte kujdes: “Kanë shumë cilësi individuale, veçanërisht në sulm me Neto-n, me Cunha-n”.

Më pas Pep ka përmendur edhe Hee-chan Hwang, por në vend që t’i thoshte emrin e ka përshkruar si “djaloshi korean”, duke mos kujtuar se si quhej. Tani ka pak mundësi që Pep ta harrojë emrin e ish-lojtarit të Leipzig.

Si të mos mjaftonte, Wolves ka vendosur ta kujtojë trajnerin e City-t, duke publikuar në rrjetet sociale fotografinë e heroit të ndeshjen me mesazhin: “Djaloshi korean”.

Një referim i qartë për fjalët e Guardiola-s, i certifikuar nga një postim tjetër ku është vënë emri i koreano-jugorit për të larguar çdo dyshim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit