“Dje shihja lopët dhe fshatin, sot jam te Barcelona. E kush e imagjinonte?!”

14 Janar 2020
15:18
back button

Trajneri i ri i Barcelonas, Setien, ka folur menjëherë në prezantimin e tij si trajneri i ri i katalanasve, duke lëshuar batutën që ka ngjallur të qeshura në sallë: “E çuditshme! Deri dje po shëtisja në vendlindjen time dhe disa lopë më kalonin pranë, ndërsa sot ndodhem në sallën e prezantimit si trajner i Barcelonas dhe do të stërvis disa nga futbollistët më të mirë në botë. Luks i vërtetë, dua të falënderoj klubin që më dha këtë shans. As në ëndrrat e çmendura nuk e imagjinoja. Synoj të fitoj gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit