Dje u dërgua me urgjencë në Turqi, Skënder Gega ka një “sihariq” për të gjithë

26 Nëntor 2020
12:25
Alfred Lleshi
back button

Lajme të mira vijnë nga Turqia, prej vetë trajnerit tropojan të Kukësit, që dje u dërgua me urgjencë në këtë vend për trajtim të specializuar mjekësor. Beteja me koronavirusin e mbajti gati dy javë të karantinuar në shtëpi, me mjekime të ndryshme, por ditët e fundit u përkeqësua gjendja e tij. Për pasojë, nevojitej një trajtim spitalor i dedikuar. Dje “fluturoi” drejt Turqisë, bashkë me lutjet e kolegëve, të njohurve dhe sportdashësve shqiptarë për shërim të shpejtë. Sot ka dhënë “sihariqin” se është drejt përmirësimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gega i ka qetësuar të gjithë: “Nuk gjej fjalë se sa shumë dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën. Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime! Zoti ju bekoftë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit