“Djema, kam një ndjesi…” Mendy tregon parashikimin e Kante përpara ndeshjes së parë të Champions sezonin e shkuar

5 Dhjetor 2021
23:12
Telesport
back button

Chelsea e filloi sezonin e kaluar në një grup me Sevilla, Rennes dhe Krasnodar dhe ishte para ndeshjes se pare në Sevilje ku N’Golo kishte një ndjenjë që Blutë do të shkonin deri në fund…

Duke folur për beIN Sports, siç citohet nga Irish Mirror, Mendy përshkruan bisedën gazmore që pati me mesfushorin, së bashku me Olivier Giroud.

“Kam anekdotën më të mirë të sezonit”, shpjegoi Mendy. Ne po udhëtonim me N’Golo, Kurt (Zouma) dhe Olivier (Giroud).

N’Golo tha me besim: “Djema, mendoj se këtë vit do ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Nuk e di, kam një ndjesi…”

“I thashë të priste dhe të shihte se si do te shkonte ndeshja e pare”.

Parashikimi i Kantes nuk shkoi te fitorja, pasi Blutë u mbajtën 0-0 nga kundërshtarët e tyre spanjollë.

Mendy shtoi: “Atë natë luajti Sevilla dhe sinqerisht, ishte ndeshja më e vështirë që kishim në fazën e grupeve.

“Ata erdhën në fushën tonë dhe na shtynë si të çmendur, ata e kishin topin 70 për qind të kohës. N’Golo, mendoj se vrapoi 13 kilometra.

“Në fund të lojës, e pyeta përsëri dhe ai tha: “Mendoj se do të presim pak para se ta them këtë”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit