Humbje, Champions larg dhe lajmi i hidhur! Gjimshiti e nis javën si mos më keq…

4 Prill 2022
15:46
Alfred Lleshi
back button

Fundjava e kuqezinjve në Serie A ishte pëgjithësisht pozitive. Natyrisht, mes lajmeve që vinin nga përtej Adriatikut spikasin dy prej tyre: Konfirmimi si titullar në portën e Torinos së Etrit Berishës dhe dëmtimi i Berat Gjimshtit. I pari na lumturoi, i dyti na hidhëroi.

Mediat italiane shkruajnë se Etrit Berisha i përmbysi hierarkitë në shtëpinë torineze. Portieri shqiptar, ish i Lazio, Atalanta dhe SPAL, mori fanellën titullare, të veshur deri më tani nga serbi Vanja Milinkovic-Savic.

Performancë e shkëlqyer ndaj Salernitanës e “gardianit” tonë kuqezi, i vlerësuar si më i miri në fushë, me një pritje të shkëlqyer ndaj ish-shokut të skuadrës Verdi.

Zgjedhja e Juric kundër Milanit do të jetë sërish shqiptari, trajneri kroat do të vazhdojë me “pronarin” e ri të portës. Ndërkohë, nuk ka lajme fort të mira nga Atalanta, aty ku Gjimshiti rrezikon një muaj pushim.

Sigurisht, mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë të enjten në Leipzig. Urgjenca e Gjimshiti rrezikon të përkeqësohet më tej.Sipas asaj që zbulon “L’Eco di Bergamo”, Berat Gjimshiti rrezikon deri në një muaj pushim, pas dislokimit (daljes) së shpatullës së majtë gjatë ndeshjes së djeshme kundër Napolit.

Sot do të vlerësohet saktë gjendja e tij shëndetësore, por do të mungojë me siguri në ndeshjen e së enjtes ndaj Leipzig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit