Djokovic dhe Barty e mbyllin vitin 2020 në krye të renditjes

24 Nëntor 2020
8:39
Telesport
back button

Pas përfundimti të turneve të fundit të vitit 2020, një vit i cunguar nga pandemia Covid-19, Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka publikuar edhe renditjet përfundimtare të këtij edicioni.

Te meshkujt, në vendin e parë qëndron serbi Novak Djokovic, me 11.830 pikë, ndjekur nga Rafael Nadal e Dominic Thiem. Vetëm i pesti Roger Federer, që nuk luan prej janarit, i parakaluar në renditje edhe nga rusi Daniil Medvedev.

Te femrat, në krye të klasifikimit qëndron tenistja australiane Ashleigh Barty, me 8.717 pikë. Ajo ndiqet nga Simona Halep e Naomi Osaka, ndërsa “to-5″ plotësohet nga tenistet Sofia Kenin dhe Elina Svitolina.

Top 5 – Meshkuj

1-Novak Djokovic, 11.830 pikë

2-Rafael Nadal, 9.850 pikë

3-Dominic Thiem, 9.125 pikë

4-Daniil Medvedev, 6.970 pikë

5-Roger Federer, 6.630 pikë

Top 5 – Femra

1-Ashleigh Barty, 8.717 pikë

2-Simona Halep, 7.255 pikë

3-Naomi Osaka, 5.780 pikë

4-Sofia Kenin, 4.760 pikë

5-Elina Svitolina, 5.260 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit