Djokovic fiton turneun e fundit Masters të vitit, korr suksesin e 97-të në karrierë

6 Nëntor 2023
10:43
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi turneun Masters të Paris-Bercy, duke mundur 2-0 (6-4, 6-3) në finale bullgarin Grigor Dimitrov. Një ndeshje e dominuar nga numri 1 në botë, që triumfoi për të gjashtën herë këtë vit.

Ky është suksesi nr.40 në karrierë në një Masters 1000 për Novak Djokovic, që mbron kreun e renditjes. Ndonëse Dimitrov shpresoi të befasonte serbin, nuk ia doli dot mbanë, duke u detyruar të dorëzohej para më të mirit.

Për Djokovic ky është trofeu nr.97 në karrierë, duke qëndruar pas Connors me 109 tituj dhe Federer (103 tituj të fituar). Një triumf që konfirmon një sezon deri më tani të jashtëzakonshëm të serbit, me 51 fitore e vetëm 5 humbje.

Për sa i përket kreut të renditjes, Djokovic i mjafton edhe një fitore në ATP Finals që zhvillohen pas dy javësh në Torino për ta mbyllur matematikisht në vendin e parë vitin 2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit