Djokovic fitore me vuajtje, Nishikori në çerekfinale pas duelit maratonë

21 Janar 2019
14:44
Telesport
back button

Numri 1 në botë për meshkuj, tenisti serb Nopvak Djokovic, ka siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e grand slam të Australian Open, pas fitores 3-1 (6-4, 6-7, 6-2, 6-3) ndaj rusit Daniil Medvedev.

Sfida ishte interesante, me tenistin rus që tentoi të bëjë surprizën, por nuk arriti më shumë se sa të fitojë një set. Djokovic djersiti disi për të fituar, por në fund arriti të sigurojë një biletë për në turin tjetër.

Pas 5 orësh lojë, tenisti japonez Kei Nishikori është kualifikuar për në çerekfinalet e grand slam të Australian Open. Numri 8 në botë mundi 3-2 me përmbysje spanjollin Pablo Carreno Busta (7-6, 6-4, 6-7, 4-6, 6-7).

Një sfidë që dhuroi emocione rivalitet, mes dy tenistësh që dueluan deri në fund për fitore. Gjithsesi, falë përvojës, Nishikori arriti të mposhtë rivalin spanjoll, duke avancuar më tej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit