Djokovic gati të hedhë në gjyq qeverinë australiane, ja shuma marramendëse që kërkon

21 Janar 2022
9:54
Telesport
back button

Pasi u përjashtua nga Australia si i pavaksinuar, duke mos luajtur dot në grand slam e parë sezonal që po zhvillohet në Melburn, tenisti serb Novak Djokovic është gati të hidhet në kundërsulm. Numri 1 në botë për meshkuj pritet të hedhë në gjyq qeverinë australiane.

Mediat bëjnë me dije se tenisti dhe avokatët e tij janë duke studiuar se çfarë hapash duhet të kryejnë për të nisur një çështje gjyqësore ndaj qeverisë, e cila dy herë anulloi lejen e qëndrimit të tenistit (për moskryerjen e vaksinës anti-Covid, shkelje të procedurave dhe karantinës).

Nëntë herë fituesi i Australian Open do të kërkojë 3.85 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria u këtij vendi, për keqtrajtim. Në këtë shumë përfshihet edhe premio prej 2 milionë eurosh që merr fituesi, duke qenë se ai është ende kampion në fuqi i këtij grand slam.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit