Djokovic hakmerret ndaj Medvedev dhe triumfon në US Open, feston me fanellën e Kobe Bryant

11 Shtator 2023
8:10
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic është fituesi i grand slam të US Open, turneu që për dy javë me radhë u zhvillua në Nju Jork. Në finale ai mundi 3-0 (6-3, 7-6, 6-3) rusin Daniil Medvedev, duke u hakmarrë për humbjen në finalen e dy viteve më parë.

Për Djokovic ky është grand slam nr.24 në karrierë (në 36 finale), askush si ai, në një ndeshje që zgjati 3 orë e 17 minuta. Një fitore e merituar e Novak Dokovic, që nga sot është sërish “numri 1” në botë.

Ky është suksesi i katërt i tenistit serb në US Open, në një rrugëtim që këtë vit ishte në përgjithësi i lehtë për të. Përfshi edhe finale. Vetëm në setin e dytë loja pati rivalitet, me Medvedev që u përpoq të rihapë ndeshjen por pa sukses.

Serbi ishte ndjeshëm më superior në fushë, i qartë në veprimet e tij dhe i vendosur, ndërsa medeved u duk i lodhur dhe pa forcën e duhur. Në fund. Djokovic festoi me fanellën e Kobe Bryant dhe numrin 24 që mbante ish-ylli i NBA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit