Djokovic: I kam rivalë, vështirë të bëhem mik me Federer e Nadal

22 Mars 2019
15:43
Telesport
back button

Novak Djokovic paraqitet në turneun Masters të Majemit me objektivin fitore, për të hedhur pas krahëve paraqitjen e dobët në Indian Wells javën e kaluar. “Ky është një turne i veçantë për mua, pasi në vitin 2007 këtu kam fituar për herë të parë një turne Masters. Ajo fitore më hapi shumë dyer dhe më rriti më tej si tenist”, tha tenisti serb, numri 1 në botë për meshkuj.

Organizatorët e Majemit janë shprehur se ky turne do të luhet në fushat e futbollit të Dolphins, të përshtatura për ndeshje tenisi, duke u larguar nga kompleksi aktual. Gjithsesi, të gjithë presin që në Majemi, tenisti serb të takohet me Roger Federer, me të cilin pati disa polemika në lidhje me çështjet që i përkasin sot tenisit. Madje Djokovic debatoi edhe me Rafael Nadal.

Nuk kam vënë re asgjë të veçantë në këtë çështje. Nuk e kuptoj përse duhen krijuar tensione të kota mes nesh. Me të dy tenistët kam marrëdhënie të mira dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Jemi rivalë në fushë, ndaj është e vështirë te jemi miq. Na duhet dialog dhe është e rëndësishme që njerëzit kanë mendime të ndryshme”, tha Djokovic.

Serbi mban rolin e presidentit të këshillit të tenistëve, çka e detyron të merret edhe me çështje të këtij sporti. “Federer e Nadal janë ikona në sportin tonë, ndaj është e rëndësishme të dëgjojmë mendimin e tyre”, tha Djokovic, që është më shumë i fokusuar te turneu. “Shpresoj të rikthehem në nivelin e Australian Open. Nëse luajm mirë mund të fitoj”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit