Djokovic i pandalshëm, Tsitsipas sfidon serbin në finalen e Australian Open

27 Janar 2023
12:06
Telesport
back button

Tenisti grek Stefanos Tsitsipas (numri 4 në botë) dhe ai serb Novak Djokovic (numri 5 në botë) janë dy finalistët e grand slam të Australian Open, turne që prej dy javësh po zhvillohet në Melburn. Kjo është hera e parë që Tsitsipas shkon në finalen e këtij turneu, aty ku serbi ka fituar 9 herë e kërkon suksesin e dhjetë.

Dy tenistët janë përballur edhe vjet në finalen e Wimbledon, ku Djokovic fitoi pa shumë probleme. Për pasojë, greku synon hakmarrjen dhe të fitojë për herë të parë në karrierën e tij një grand slam. Finalja do të luhet ditën e diel.

Në gjysmëfinale, Tsitsipas mundi 3-1 (7-6, 6-4, 6-7, 6-3) rusin Karen Khachanov. Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por përvoja dhe aftësitë e grekut bënë diferencën në fushë, që fitoi pas 3 orësh e 20 minutash lojë.

Më ë lehtë fitorja e Djokovic, që në gjysmëfinale eliminoi surprizën amerikane Tommy Paul, duke fituar 3-0 (7-5, 6-1, 6-2). Një ndeshje që zgjati pak më shumë se 2 orë dhe ku epërsia e serbit ishte e ndjeshme. Paul rivalizoi disi në setin e parë dhe më pas u detyrua të hapë krahun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit