Djokovic (i pavaksinuar) konfirmon Parisin dhe Torinon, rrezikon Australian Open

20 Tetor 2021
11:45
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic ka konfirmuar se do të rikthehet të luajë këtë vit. Ai do të marrë pjesë në turneun e fundit Masters, atë që zhvillohet në Paris si dhe në finalet e ATP, që zhvillohet në Torino (luajnë 8 më të mirët në botë).

Numri 1 në votë nuk luan që prej 11 shtatorit, kur u mund në finalen e US Open. “Kam qenë i impenjuar me akademinë timë në Beograd”, tha Djokovic. Më tej, serbi deklaroi se prania e tij në grand slam të Australian Open është ende në dyshim, për shkak se është i pavaksinuar.

Nuk e di nëse do të luaj apo jo, por situata nuk është aspak e mirë. Pas 2-3 javësh do të merret vendimi zyrtar. Gjithsesi, me detyrimin e vaksinës nuk e di nëse të gjithë tenistët do të shkojnë në Australi. Nuk më pëlqen ideja që një shoqëri të gjykon në bazë të vaksinës”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit