Djokovic kërcënon Federer para finales: E kam mundur dy herë në Londër

13 Korrik 2019
20:27
Telesport
back button

Të dielën pasdite (ora 15:00) do të luhet në Londër finalja e grand slam  të Wimbledon për meshkuj në tenis. Përballë njëri-tjetrit janë serbi Novak Djokovic (numri 1 në botë) dhe zvcierani Roger Federer (numri 3 në botë).

Një finale klasike mes dy prej tenistëve më të mirë në botë, ku vështirë të parashikosh fituesin apo favoritin. Gjithsesi, Djokovic ka një mesazh për rivalin. “Me Roger kam luajtur dy herë këtu dhe e kam mundur po dy herë”, thotë serbi.

Djokovic i referohet faktit se me Federer ka luajtur në dy finale radhazi, në vitet 2014 dhe 2015, duke i fituar të dyja. “E di që do të kem publikun kundër, pasi këtu adhurojnë Federer. Gjithsesi, jam mësuar me këtë fakt dhe do të përshtatem”, tha Djokovic.

Kjo sipërfaqe (me bar) është e përshtatshme për Roger. Këtu ai jep maksimumin. Për tenistë si mua e Nadal, që duam pak kohë në dispozicion, është një disavantazh kjo sipërfaqe, pasi Federer këtu është i shpejtë dhe na vë nën presion”, u shpreh numri 1 në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit