Djokovic: Kjo është ëndrra ime e pa plotësuar, eventi i vetëm ku kam dështuar

2 Mars 2023
12:01
Telesport
back button

Nëse karriera e Novak Djokovic në fushat e tenisit është e mbushur me fitore e trofe, ajo në Lojërat Olimpike ka patur një kah tjetër për numrin 1 në botë. për këtë arsye, ëndrra e tenistit serb është të fitojë një medalje të artë në Olimpiadën e Parisit, pas një viti.

Mezi pres që të vijnë Lojërat Olimpike. Shpresoj shumë që të luaj sërish aty dhe të arrij një rezultat të mirë. Dua që në “Paris 2024” të arrij rezultatin tim më të mirë në një Olimpiadë. Do të luajmë në fushat me dhè të Roland Garros, që i njoh mirë”, u shpreh Novak Djokovic.

Serbi ka luajtur në 3 Olimpiada, duke fituar medaljen e bronzit në Pekin (2008) dhe dy vende të katërta në Londër (2012) e Tokio (2020). “Shpresoj që këtë herë të arrij të shkoj deri në fund të një Olimpiade, ndërkohë që përvojat e mëparshme më kanë mësuar shumë gjëra”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit