Djokovic mbron kreun te meshkujt, sfidë e fortë për kurorën te femrat

23 Shtator 2020
8:53
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic për meshuj dhe ajo australiane Ashleigh Barty për femra qëndrojnë në krye të renditjes botërore edhe pas turneut të fundit Masters, atij të Romës.

Djokovic thellon edhe më shumë diferencën me Rafael Nadal, ndjekësin e tij më të afërt, ndërkohë që në vendin e tretë ndodhet austriaku Dominic Thiem, fitues i US Open një javë më parë. I katërti qëndron Roger Federer, i dëmtuar dhe që nuk luan prej 7 muajsh.

Te femrat, Barty mbron kreun edhe pse, ashtu sikurse Federer, nuk luan prej muajsh. Por tashmë diferenca me ndjekëset është ngushtuar. Në vendin e dytë qëndron Simona Halep, fituese në Romë, ndërsa japonezja Osaka ngjitet në vendin e tretë pas triumfit në US Open.

Renditja – Meshkuj, “top-5”

1-Novak Djokovic, 11,260 pikë

2-Rafael Nadal, 9,850 pikë

3-Dominic Thiem, 9.125 pikë

4-Roger Federer, 6,630 pikë

5-Daniil Medvedev, 5,890 pikë

Renditja – Femra, “top-5”

1-Ashleigh Barty, 8,717 pikë

2-Simona Halep, 7,255 pikë

3-Naomi Osaka, 5,780 pikë

4-Karolina Pliskova, 5,205 pikë

5-Elina Svitolina, 4,740 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit