Djokovic: Muajt e fundit të vështirë, dëmtimi mund të më prishë sezonin e ri

2 Dhjetor 2019
10:41
Telesport
back button

Kam dhënë maksimumin në fushë në çdo ndeshje, por pjesa e dytë e sezonit nuk ka qenë ashtu si pritej. Tani jam duke pushuar, por kam ende një shqetësim të vogël në bërryl”, u shpreh tenisti serb Novak Djokovic. Ai e mbylli vitin në vendin e dytë të renditjes botërore, por serbi shprehet i pakënaqur nga rezultatet e 2-3 muajve të fundit.

Një lëvizje e shpejtë e krahur shkaktoi këtë dhimbje të bërrylit, që më prishi punë muajt e fundit, dhumbje që hera-herës bëhet e fortë dhe më pengon. Shpresoj që gjatë këtyre 2-3 javëve situata të përmirësohet dhe të jem gati kur të nisin ndeshjet zyrtare”, deklaroi nga Beogradi tenisti serb, ku ndodhet me familjen pas ndeshjeve me ekipin kombëtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit