Djokovic: Në mars synoj të thyej rekordin e Federer

22 Tetor 2020
8:52
Telesport
back button

Pavarësisht humbjes në finalen e Roland Garros, tenisti serb Novak Djokovic ndodhet në krye të renditjes botërore, ku ka një avantazh të konsiderueshëm karshi Rafael Nadal. Pavarësisht kësaj, objektivi kryesor i serbit është të thyejë rekordin e Federer, me 310 javë në krye të renditjes botërore.

Mund ta thyej këtë rekord më 8 mars të vitit tjetër nëse gjërat nuk ndryshojnë deri atëherë. Nëse do t’ia dal mbanë këtë sukses do t’ia dedikoj gruas dhe nënës time”, tha Djokovic për “Kurir”.

Më tej, serbi shtoi: “Nuk jam i sigurt nëse do t’ia dal mbanë apo jo. Kjo gjë varet edhe nga Nadal e Thiem dhe se si do të shkojnë gjërat deri atëherë. Përpara është edhe grand slam i Australian Open. Gjithsesi, jam në një pozicion të mirë”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit