Djokovic: Nuk vaksinohem, jam gati të heq dorë edhe nga US Open

27 Qershor 2022
8:46
Telesport
back button

Këtë të hënë ka nisur grand slam i Wimblebon në tenis, por ish-numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Ai ka folur për një tjetër grand slam, atë të US Open, që zhvillohet në Nju Jork pas dy muajsh.

Serbi, që këtë vit humbi Australian Open pasi është i pavaksinuar, u shpreh se do të vazhdojë të qëndrojë i tillë dhe nuk tërhiqet nga ky pozicion. Madje ai është gati të heqë dorë nga US Open.

Sot për sot, duke parë rregullat që janë në fuqi në Amerikë, nuk më lejohet të udhëtoj aty. Dua të shkloj e të luaj, por për momentin kjo është e pamundur”, u shpreh Djokovic.

Kjo më motivon që të paraqitem sa më mirë këtu në Wimbledon, si shansi i vetëm për të fituar një grand slam këtë vit. Unë s’kam ndërmend të vaksinohem, shpresoj që qeveria amerikane të ndryshojë ligjet, pasi unë s’ndryshoj mendje”, tha serbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit