Djokovic organizon turne në Ballkan, por nuk fton ata të dy

28 Maj 2020
11:10
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë, do të organizojë në datat 13 qershor-5 korrik turneun “Adria Tour”, që do të zhvillohet në disa nga shtete ballkanike (Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Mali i Zi).

Në këtë turne, përveç Djokovic, do të luajnë edhe numri 3 në botë, Dominic Thiem dhe numri 7 në botë, Alexander Zverev. Gjithsesi, aty nuk do të jenë Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Ka qenë vetë serbi që ka konfirmuar se nuk i ka ftuar në këtë turne dy rivalët e tij kryesorë. “Kam komunikuar shpesh me Roger dhe Rafael kohët e fundit, por nuk i kam ftuar në këtë turne”, tha Djokovic.

Serbi shpjegon edhe arsyen e këtij vendimi: “Federer është ende duke rikuperuar nga dëmtimi, ndërsa Nadal ka pak ditë që ka nisur stërvitjen. Nuk besoj se ata do të vinin edhe po t’i ftoja, ndaj nuk u bëra ftesë”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit