Djokovic paralajmëron rivalët: Po rikthehem në nivelin ku askush s’më arrin dot

7 Maj 2019
12:40
Telesport
back button

Pas 2 muajsh zhgënjyes, ku nuk ka fituar asnjë turne, si në fushat me çement (Indian Wells dhe Majemi) ashtu dhe në ato me dhè (Montekarlo), numri 1 në botë për meshkuj në tenis, Novak Djokovic, përgatit debutimin e tij në turneun Masters të Madridit. Në turin e dytë, serbi do të duelojë ndaj amerikanit Taylor Fritz.

Ky është një turne i bukur. Jam gati dhe jam përmirësuar ndjeshëm krahasuar me dy javë më parë. Si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Jam gati për të përballur një turne të tillë. Në Madrid kam patur shumë suksese në të shkuarën, ndaj jam i kënaqur që jam sërish këtu”, tha Djokovic.

Nuk ka favoritë edhe pse kjo është sipërfaqja e preferuar e Nadal. Muajt e fundit kanë treguar se gjithçka mund të ndodhë në çdo turne. Unë po arrij gradualisht në nivelim tim optimal, që gjithnjë më ka nxjerrë fitues dhe shpresoj që rivalët e mi ta kuptojnë këtë gjë që këtë javë, në Madrid”, tha Novak Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit