Djokovic: Po i afrohem formës optimale, por ai është më i miri momentalisht

10 Maj 2022
10:30
Telesport
back button

Pas një fillimi të vështirë të këtij sezoni, tenisti serb Novak Djokovic po i afrohet formës optimale. I këitj mendimi është numri 1 në botë për meshkuj, që në turneun Masters të Madridit u eliminua në gjysmëfinale. “Çdo javë që kalon ndihem më pranë nivelit tim dhe formës time më të mirë”, u shpreh Djokovic.

Në Madrid luajta mirë edhe pse pata disa vështirësi ndaj Alvaraz në gjysmëfinale, pasi loja zgjati më shumë se 3 orë. Të nesërmen e asaj humbje ndihesha mirë dhe ky është një sinjal pozitiv para turneut Masters në Romë. Gjithsesi, objektivi im është grand slam i Roland Garros dhe mendoj se jam në drejtimin e duhur”, tha Djokovic.

Gjithsesi, serbi shprehet se mes favoritëve është padyshim 19-vjeçari spanjoll Carlos Alcaraz, fitues në Madrid dhe që po kalon një formë të shkëlqyer. “Për momentin, pa asnjë dyshim, është tenisti më i mirë në qarkullim. Ka fituar dy turne Masters këtë vit dhe për moshën që ka është një kampion, që do të na mahnisë. Mbetet një nga favoritët në Roland Garros”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit