Djokovic ruan kreun, humbasin terren Nadal, Federer e Serena Williams

14 Shtator 2021
8:49
Telesport
back button

Pavarësisht humbjes në finalen e US Open, tenisti serb Novak Djokovic mbron kreun e renditjes për meshkuj. Gjithsesi, diferenca mes ndjekësin më të afërt, rusin Daniil Medvedev është ngushtuar disi. Jashtë “top-5” ka dalë Rafael Nadal (i gjashti), ndërsa Roger Federer ka zbritur në vendin e nëntë.

Te femrat, tenistja australiane Ashleigh Barty ruan kryesimin, shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj (2400 pikë më shumë se Sabalenka). Osaka zbret në vendin e pestë, ndrsa halep del jashtë “top-10” tenisteve më të mira. Ndërsa Serena Williams zbret në vendin e 41-të.

Renditja Meshkuj, “Top-5”

1-Novak Djokovic, 12,133 pikë

2-Daniil Medvedev, 10,780 pikë

3-Stefanos Tsitsipas, 8,350 pikë

4-Alexander Zverev, 7,760 pikë

5-Andrey Rublev, 6,130 pikë

Renditja Femra, “Top-5”

1-Ashleigh Barty, 10,075 pikë

2-Aryna Sabalenka, 7,720 pikë

3-Karolina Pliskova, 5,315 pikë

4-Elina Svitolina, 4,860 pikë

5-Naomi Osaka, 4,796 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit