Djokovic sërish në hotelin për emigrantë, vendimi 24 orë para Australian Open

15 Janar 2022
9:52
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic është rikthyer sërish në izolim në hotelin për emigrantë, ku qëndroi për 4 ditë pas zbarkimit në Melburn, në fillim të janarit. Ende nuk dihet nëse numri 1 në botë për meshkuj do të luajë në Australian Open (është kampion në fuqi), apo jo.

Atij i është anulluar dy herë viza hyrëse nga autoritetet australiane (nuk ka kryer vaksinën anti-Covid, e detyrueshme për të luajtur dhe ka shkelur karantinën) edhe pse një herë arriti të fitojë në gjykatë. Sipas mediave vendase, çështja do të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Supreme.

Ajo do të mblidhet mëngjesin e së dielës (mesnatën e sotme më orën shqiptare), me 3 gjykatës që do të marrin vendimin. Ndërkohë, mësohet se dy persona mbikqyrin Djokovic gjatë kohës që qëndron në hotel, ku janë akomoduar edhe 33 emigrantë të tjerë me probleme të ndryshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit