Djokovic shkruan historinë, barazon rekordin legjendar të Federer

1 Mars 2021
12:10
Telesport
back button

Java që sapo ka nisur dhe ajo që do nisë pas 7 ditësh do të shkruajnë historinë e tenisit. Kjo vlen për tenistin serb Novak Djokovic, që sot ka hyrë zyrtarisht në javën nr.310 në krye të renditjes botërore, duke barazuar rekordin e Roger Federer.

Dhe, pas 7 ditësh, tenisti serb do të vendosë rekordin e ri me 311 javë në majë. Turnetë e zhvilluar javën e kaluar nuk e kanë ndryshuar renditjen botërore dhe kjo gjë nuk do të ndodhë as këtë javë që sapo ka nisur, me Djokovic që do të qëndrojë në majë.

Djokovic, 33-vjeç, barazon kështu një rekord që dukej i vështirë të arrihej, por suksesi në Australian Open para 10 ditësh e ka konfirmuar si më të mirin. “Arritja e këtij objektivi më qetëson, pasi tani mund të fokusohem 100% në turnetë grand slam”, tha serbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit