Djokovic shkruan historinë, tenisti i parë që ka 80% fitore në të trija sipërfaqet

14 Maj 2023
12:28
Telesport
back button

Falë triumfit të djeshëm në raundin e dytë të turneut Masters të Romës ndaj Tomas Etcheverry, tenisti serb Novak Djokovic ka shkruar historinë. Ai bëhet tenisti i parë në botë që ka 80% fitore në të trija sipërfaqet: Fushat me çement, ato me bar dhe fushat me dhè.

Kështu, në fushat me dhè, ku dhe luhet turneu i Romës, Djokovic ka arritur 80% fitore përgjatë gjithë karrierës së tij. Në këtë sipëfaqe ai ka humbur 65 ndeshje, ndërkohë që ai e ka quajtur këtë sipërfaqe si më të vështirën për të për t’u adaptuar.

Në fushat me çement, Djokovic ka 84.6% të fitoreve, ndësa në fushat me bar ka 85.8% fitore në ndeshjet e luajtura, shifra këto që flasin qartë për dominimin e serbit. Ndjekësi i tij më i afërt në këtë renditje të veçantë është Rafael Nadal, që dominon në fushat me dhè, por është nën 80% të fitoreve në dy sipërfaqet e tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit