Djokovic siguron finalen e Wimbledon, shuan ëndrrën e spanjollit Agut

12 Korrik 2019
17:04
Eraldo Harlicaj
back button

Tenisti serb Novak Djokovic është finalisti i parë i grand slam-it të Wimbledon për meshkuj, ku do të synojë të mbrojë titullin kampion të fituar vjet. Numri 1 në botë ka mposhtur 3-1 në gjysmëfinale spanjollin Roberto Bautista-Agut (6-2, 4-6, 6-3, 6-2), turneu më i rëndësishëm i fushave me bar.

Një ndeshje që nisi mirë për serbin, që dominoi në fushë në setin e parë, por shpejt spanjolli rikuperon dhe vendos ekuilibrat pas setit të dytë. Gjithsesi, Djokovic tregon se është një kampion dhe në dy setet e tjera merr sërish komandën e lojës, duke fituar me meritë.

Spanjolli Bautista-Agut për herë të parë në karrierën e tij kualifikohej në gjysmëfinalen e një grand slam-i, por pa mundur të bëjë hapin e madh. Ai tentoi, por pa sukses. Serbi kualifikohet në finale, ku do të përballet me fituesin e sfidës me Rafael Nadal dhe Roger Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit