Djokovic triumfon në ATP Finals dhe konfirmohet “numri 1”, thyen rekordin e Federer

20 Nëntor 2023
8:21
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic triumfoi në turneun e ATP Finals zhvilluar në Torino, eventi ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë. Ai mundi 2-0 (6-3, 6-3) në finale italianin Jannik Sinner, në një ndeshje pa shumë histori.

Edhe pse Sinner e pat mposhtur Djokovic në fazën e grupeve, në finale ndodhi e kundërta me serbin ndjeshëm më superior. Ai triumfoi në ATP Finals për të shtatën herë në histori, duke kaluar legjendën Roger Federer (6).

Përveç triumfit, Djokovic konfirmohet si numri 1 në botë, mbi 400 javë për serbin në majën e renditjes botërore. Ndërsa Sinner ngjitet në vendin e katërt, një arritje e madhe për talentin, që është vetëm 20 vjeç.

Ky ishte turneu i fundit i këtij viti në nivel personal, ndërkohë që vëmendja do të përqendrohet në finalet e Kupës Davis për meshkuj (turneu i kombëtareve), që zhvillohen këtë javë në Malaga (Spanjë, duke nisur nga dita e enjte).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit