Do fitojmë bashkë, nuk do vdesim në arenë…”, Ilir Daja e karikoi Partizanin me filmin “Gladiatori” para derbit (video)

22 Janar 2021
12:14
Alfred Lleshi

Nën logon “Filmi i Derbit”, klubi i kuq ka treguar se si u përgatit përballja e mbrëmshme me Tiranën, e fituar minimalisht, falë golit të Erald Çinarit. Hap pas hapi, me video, dokumentohen deri fjalët e trajnerit Ilir Daja para skuadrës, duke i motivuar me filmin e famshëm hollivudian, “Gladiatori”.

Kjo është stërvitja emocionale e “demave”, para se të dilnin në arenë dhe të sfidonin “armiqtë” e vjetër, bardheblutë. “Filmi është ‘thriller’. Arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Gladiatorët dilnin në fushë dhe vdisnin, ose fitonin.  Duhet të jeni të gjihtë bashkë. Do të dalim të gjithë bashkë në arenë dhe nuk do të vdesim. Duhet të jemi të gjithë bashkë për të fituar”.

Në fund, ndodhi ashtu sikurse kërkoi trajneri I të kuqve: luftë e fortë sportive, duluftime të pafundme dhe fitore. Pra, “vdekje” nuk pati për lojtarët e Partizanit, derbin e veshën me të kuqe…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit