“Do ta lodh dhe do ta mund”, Khabib zbulon taktikën që do të përdorë ndaj Gaethje

16 Tetor 2020
9:39
Telesport
back button

Pas 8 ditësh do të zhvillohet eventi i madh i arteve marciale mikse UFC-254 (në Abu Dhabi), ku në kafaz do të ngjitet kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov. Ai do të mbrojë titullin ndaj Jusitn Gaethje, dy sportistë me karakteristika të ndryshme.

Khabib është një mundës i mirë dhe taktika që ka ndjekur gjithnjë është ajo e kapjes së kundërshtarit, deri sa e lodh. Ndërsa Gaethje është një sportist më shumë luftarak, që preferon gushtet dhe të shohë gjak në kafaz.

Unë do të përpiqem që ta kap Gaethje ashtu si në mundje. Natyrisht që herën e parë ai do të mbrohet, por unë do të ndjek këtë taktikë sërish, një herë të dytë, të tretë. Edhe 100 herë pot ë jetë e nevojshme”, tha Khabib Nurmagomedov.

Natyrisht që edhe do të grushtoj apo do ta godas me shkelma. Justin është një sportist që preferon kickboxing më shumë, por edhe mundjen. Është një miks. Gjithsesi, unë do ta lodh në kafaz dhe do ta mposht, ashtu si kam premtuar, brenda 3-4 raundeve”, tha Khabib.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit