Rafael Nadal nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për Real Madrid-in, pavarësisht se xhaxhai i tij Miguel Angel është një legjendë e Barcelona-s.
Tenisti 37-vjeçar ka dhënë një intervistë për Movistar+, në të cilën ka shfrytëzuar rastin për të bërë një deklaratë të vogël dashurie për Kylian Mbappe:
“Real Madridi e ka nisur mirë sezonin, por ne jemi vetëm në fillim. Ka dëmtime të rëndësishme si Courtois, Militao apo Vinicius.
“Ne kemi bërë blerje spektakolare si Bellingham, por do të ishte e dobishme të kishim më shumë sulmues. Unë do ta prisja Mbappen me krahët hapur: kujt nuk i pëlqen Mbappé?
“Ai nuk ka asnjë detyrim të vijë, edhe nëse ne tifozët e kërkojmë. Nëse ai nuk do të transferohej në Madrid, nuk do të ofendohesha. Unë, president i Realit? Nuk është një nga ëndrrat e mia, por do ta doja.
“Për momentin nuk ka asgjë për të thënë, sepse ne kemi presidentin më të mirë të mundshëm. Pastaj jeta merr shumë kthesa dhe duhet të pyesësh veten nëse je në gjendje të bësh disa gjëra. Nuk mendoj se jam i kualifikuar për të qenë presidenti i Real-it”.