“Do ta urrej trajnerin Di Matteo përgjithmonë pas asaj që i bëri Petrov”

28 Maj 2020
21:24
Eraldo Harlicaj
back button

Roberto Di Matteo, ish-trajneri i Chelsea dhe Aston Villa, nuk ka lënë kujtime të mira te klubi i fundit anglez. Të paktën jo sipas Gabriel Agbonlahor, që madje shkon deri aty sa thotë se e urren.

Gabriel Agbonlahor slams Roberto Di Matteo for treatment of ...

“Do ta urrej për pjesën tjetër të jetës!”. Motivi? Trajneri italian nuk ka dashur t’I ofrojë një kontratë tëre Stiliyan Petrov. Bullgari, në atë kohë 37 vjeç, ishte gati të kthehej në fushë pasi kishte fituar luftën me leuçeminë.

Gabriel Agbonlahor slams Roberto Di Matteo for treatment of ...

I shëruar, Petrov ishte gati të kthehej të stërvitej me Villa në fazën përgatitore përpara sezonit 2016-17, por DI Matteo i komunikoi se nuk do të ishte pjesë e ekipit dhe nëse donte mund të bëhej pjesë e stafit teknik.

Në një prononcim për kanalin Threesixtytv në Youtube, Agbonlahor nuk e ka fshehur zemërimin: “Do ta urrej përgjithmonë! Çdo trajner tjetër me pak zemër do të kishte rinovuar me Petrov. Imagjino, ai u kthye nga ajo sëmundje e tmerrshme dhe e kapi formën, duke vrapuar si një 19-vjeçar… Kur mora vesh vendimin i thashë Di Matteos: çfarë po bën, si mundesh?!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit