“Do të bëjmë gjithçka është e mundur”, Kahn lumturon tifozët

27 Janar 2022
16:53
Denis Hakanaj
back button

Niklas Sule është afër largimit nga Bayern Munich, ndërsa Leëandoëski do të qëndrojë akoma edhe për një kohë të gjatë.

Të paktën është ky qëllimi i shprehur nga bavarezët dhe nga drejtuesi Oliver Kahn.

Kahn ka folur për kanalet zyrtare të klubit të Bundesliga-s, duke u ndalur te strategjitë e ndryshme të klubit për të tashmen dhe mbi të gjitha për të ardhmen.

Pasi fjalëve të thëna nga presidenti Hainer në ditët e kaluara mbi faktin se bavarezët do të donin t’i mbanin Neuer dhe Lewandowski-n deri në fundin e karrierës së tyre, tani ka ardhur konfirmimi tjetër nga ana e klubit.

“Robert është një fenomen absolut dhe jo vetëm për golat që shënon me vazhdimësi, por edhe për nivelin që ka mbajtur gjatë viteve”, ka thënë Kahn.

“Do të kërkojmë ta mbajmë, për ne është si një garanci për lojën e tij. Do të bëjmë gjithçka është e mundur që Lewandowski të qëndrojë me në sa më gjatë të jetë e mundur”.

Për sulmuesin, në javët e kaluara, ka patur shumë zëra që kanë folur për një largim të tijin të mundshëm nga Bayern-i. Megjithatë, pas fjalëve të Kahn, duket shumë e vështirë që polaku të largohet nga Bavaria, as sot dhe as në të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit