“Do të bëjmë më të mirën për ta ndaluar këtë gjë”, reagojnë tifozët e gjigantëve italianë!

19 Prill 2021
19:03
Telesport
back button

Krijimi i Superligës europiane ka shkaktuar shumë polemika, ku përveçse zyrtarëve të lartë, kanë qenë edhe disa tifozeri që kanë dalë kundër. Grupimi “Curva Nord”, që janë ultrasit e Interit, kanë dalë zyrtarisht kundër idesë së Superligës europiane.

“Ne besojmë se ideja e Superligës europiane është vetëm një mënyrë për të përfituar më shumë para nga FIFA apo UEFA. Nëse kjo gjë po ndodh vërtet, atëherë do të bëjmë më të mirën tonë për ta ndaluar këtë gjë. Ne nuk na intereson që të luajmë kundër ekipeve më të mëdha në Europë.

Futbolli është i njerëzve dhe luhet për tifozët, por duket se këta po mundohen të imitojnë mutin e NBA në Amerikë”, përfundon deklarata e “Curva Nord”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit