“Do të doja ta shikoja Simeone-n në Premier”, Trippier: Ka vetëm një problem

27 Janar 2022
20:28
Denis Hakanaj
back button

Kieran Trippier ka shpjeguar arsyen e vendimit të tij për t’u larguar nga Atletico Madrid dhe të transferohet te Newcastle, vetëm pak muaj pasi fitoi titullin me Colchoneros në La Liga.

Anglezi ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Angli dhe ka arritur një marrëveshje me bardhezinjtë në janar.

“Kam folur shumë me Simeone-n dhe presidentin Cerezo”, ka thënë Trippier në një intervistë të dhënë me legjendën e klubit anglez, Alan Shearer për The Athletic.

“Ata nuk donin që unë të largohesha, por kisha disa arsye familjare për të cilat duhet të kthehesha. Doja të kthehesha në veri dhe në veri më ka kërkuar vetëm Newcastle. Megjithatë, unë kam punuar më parë me trajnerin Eddie Howe dhe kam patur biseda shumë të mirë në lidhje me projektin dhe atë që mund të ndodhë”.

Trippier ka zbuluar edhe se Simeone po mëson anglisht dhe se dëshiron ta shikojë një ditë të drejtojë një skuadër në Premier League në të ardhmen.

“Do të më pëlqente ta shihja të punonte në Angli”, ka thënë mbrojtësi.

“E di se po mësonte Anglish rreth një vit më parë dhe partnerja e tij flet anglisht. Problemi është se Simeone është shumë i zjarrtë kur flet në dhomat e zhveshjes. Mendoj se do ta kishte problem nëse nuk do ta dinte shumë mirë gjuhën. Gjithsesi, do të më pëlqente ta shihja në Premier League. Besoj se të gjithë do të donin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit