“Do të dominoj në peshën e rëndë njësoj si Klitschko”

19 Maj 2020
10:14
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury ka paralajmëruar të gjithë rivalët e tij se dominimi i tij në peshën e rëndë do të jetë i gjatë, ashtu sikurse ka bërë Wladimir Klitschko. Ai jo vetëm do të dominojë, por edhe do të tërhiqet si kampion bote.

Ishte pikërisht Fury ai që i dha fund dominimit të Klitschko në duelin mes tyre në vitin 2015, kur u shpall për herë të parë kampion bote në peshën e rëndë. Pasi i humbi ata tituj, Fury u rikthye kampion bote këtë vit, kur mposhti Deontay Wilder.

31-vjeçari britanik, ende i pamposhtur në ring, shprehet se nuk ka më probleme mendore si dikur, kur dorëzoi titujt kampionë bote dhe se është gati të nisë një dominim të gjatë.

Nga dueli mes Fury dhe Wilder

Kam fituar më shumë tituj se çdo boksier i këtij Divizioni ende në aktivitet. Asnjë nuk i është afruar këtij suksesi. Unë jam i lumtur për karrierën time dhe se çfarë po bëj. Edhe sikur të mos dueloj më përsëri do të je mi lumtur, pasi kam aritur gjithçka”, tha Fury.

Në këtë Divizion i kam fituar të gjithë titujt, nga ata britanikë deri sa jam bërë kampion bote. Nëse do të vazhdoj të boksoj, do të domino këtu për një kohë të gjatë. Klitschko dueloi dhe dominoi deri në moshën 40-vjeçare. Edhe mjaft të tjerë kanë fituar si ai. Unë nuk boksoj për parà, për famë apo për titujt. Boksoj pasi kështu jam i lumtur mendërisht dhe kjo më pëlqen”, u shpreh Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit