“Do të duhen shumë para”, Wanda Nara paralajmëron PSG-në: Vetëm unë e di të vërtetën

12 Gusht 2022
13:19
Denis Hakanaj
back button

Wanda Nara, gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, ka folur në lidhje me situatën e sulmuesit të Paris Saint-Germain gjatë një interviste të dhënë për një televizion argjentinas:

“Do të jetë pjesë e klubit për dy vite të tjerë. Për të prishur kontratën me një lojtar duhen paguar shumë para dhe ne nuk jemi në këtë situatë”, ka thënë Wanda.

“Janë gjëra që ndodhin kur ndërrohet trajneri dhe i riu merr vendime të tjera, për këtë arsye ka ndryshime dhe transferime, mund të ndodhë…

“Megjithatë, ka shumë lojtarë që ndodhen në këtë situatë, në këtë klub dhe në të tjerë. Unë jam e vetmja që i di gjërat. Jo si të tjerët që flasin pa ditur gjë”.

Ndërkohë, sipas TycSports, dy klube duket se janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Icardi-t, Manchester United dhe Galatasaray.

Në të dy rastet ideja është ajo që lojtari të merret me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit