“Do të ishte diçka e pabesueshme”, Nacho për Haaland: Jemi me fat që…

23 Mars 2023
15:25
Denis Hakanaj
back button

Kontrata drejt skadencës për Nacho-n me Real Madrid-in, por në mendimet e lojtarit nuk duket as mundësia më e vogël për të veshur një fanellë tjetër. Kështu deklaroi vetë futbollisti nga grumbullimi i Spanjës duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

E ARDHMJA – “Thjesht po mundohem të jetoj të tashmen, jam në momentin më të mirë të karrierës sime, çdo gjë dukej e vështirë në fillim por më pas situata ndryshoi. Për mua do te ishte njësoj edhe me dy vite të tjera në kontratë. Tani për tani jam i kënaqur, do të marrim një vendim me Real Madrid-in pasi të kemi biseduar”, tha Nacho.

Më pas, duke konfirmuar dashurinë e tij të madhe për klubin madrilen, klubin në të cilin ai ka “lindur dhe është rritur” dhe ka luajtur deri më tani gjatë gjithë karrierës së tij: “Unë as nuk e di se çfarë do të thotë të luash për një klub tjetër, unë jam i sigurt se do të jetë e vështirë për të gjetur një vend më të mirë.

“Dua të jem në gjendje të ndihem aq i rëndësishëm sa jam në vitet e fundit, nuk jam më në kërkim të minutave apo parave, por vetëm të ndjej angazhimin tim reciprok. Në fillim nuk ishte kështu dhe ishte shumë e vështirë për mua”.

HAALAND – Gjatë konferencës për shtyp u fol edhe për blerjet e mundshme të Los Blancos në të ardhmen me emrin e Haaland të parin në listë: “Natyrisht që do të doja të luaja me të. Ai është një lojtar i nivelit më të lartë, i klasit botëror.

“Do të ishte diçka e pabesueshme. Për ne mbrojtësit, është mirë për ne që ai nuk luan kundër Spanjës, edhe nëse është mirë të përballesh me më të mirët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit