“Do të jepja gjithçka timen për ju djem, çdo ditë të vetme”; Lukaku me dedikim të ndjerë për Interin

3 Gusht 2020
11:07
Alfred Lleshi
back button

Romelu Lukaku beson se Interi është në drejtimin e duhur, pasi e përfundoi kampionatin si nënkampion, me vetëm një pikë më pak se Juventusi. Fitorja e fundit në fundjavë, 2-0 ndaj Atalantës, përmbylli një rrugëtim edhe me pengesa, por mbresëlënës në përgjithësi. Lukaku shënoi 23 gola në 36 ndeshje, në sezonin e tij të parë me zikaltrit, ku u transferua për 80 milionë € nga Manchester United, verën e kaluar. Belgu shpreson se më e mira nuk ka ardhur akoma.

“Seria A ka mbaruar, por ne akoma po ndërtojmë dhe po ecim në rrugën e duhur, – shkroi sulmuesi i Belgjikës në një postim në Instagram. – Faleminderit për mbështetjen e ekipit gjatë gjithë këtij sezoni. Për të gjithë shokët e mi të skuadrës, ju djema keni qenë të mrekullueshëm. Do t’i jepja të gjitha gjërat e mia për ju djem, çdo ditë të vetme”.

Mbyllja e kampionatit me 82 pikë e përputh Interin me fituesin të titullit, nën drejtimin e Jose Mourinho, në sezonin 2009-2010, me klubin zikaltër që fitoi edhe Kupën e Italisë dhe Champions-in; pra “tripletën”. Është hera e parë, që zikaltrit kanë grumbulluar më shumë se 79 pikë, pa fituar “scudetto”. Sidoqoftë, përkundër këtij përfundimi mjaft pozitiv, Conte u shfaq i pakënaqur me bordin drejtues dhe e kritikoi publikisht atë, pas ndeshjes së të shtunës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit