“Do të jetë një problem për të gjithë”, Buffon për Shqipërinë: Ja nga çfarë duhet të bëjmë kujdes

2 Dhjetor 2023
20:10
Denis Hakanaj
back button

Kreu i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, protagonist i shortit të hedhur në Hamburg, ka dhënë një intervistë për mikrofonat e ‘Rai’ në fund të ceremonisë:

“Më duket si grupi i vitit 2012, me Spanjën, Kroacinë dhe Irlandën. Ne kaluam si të dytët dhe në këtë rast do të kalojnë edhe katër të tretat më të mira, kështu që ne kemi shanset tona. Jemi të shqetësuar, por nuk mendoj se të tjerët janë të gëzuar që na kanë në grup”.

– Sa skuadra janë më të forta se Italia në këtë Europian?

“Nga tani dhe deri në qershor, Italia do të ketë mundësinë të rritet dhe të përmirësohet më tej. Individualisht, janë 3-4 skuadra më të larta se ne, por si ekip dhe lojtarë që do të kenë një unitet mendimi në fushë, unë nuk e di se sa skuadra mund të jenë më të fortë se ne”.

– Jemi të detyruar të fitojmë në ndeshjen hapëse ndaj Shqipërisë.

“Objektivisht besoj është më mirë dhe më e ndershme të mos nënvlerësojmë asnjeri. Shqipëria është në një grup të hekurt, por duhet respektuar. Problemi do të jetë i yni, por edhe i Spanjës dhe i Kroacisë.

“Nuk mund ta dimë paraprakisht nëse një barazim apo një humbje në debutim mund të rrezikojë kualifikimin: Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit