“Do të kem një rol të rëndësishëm”, Thiago Silva: Jam i gatshëm ta bëj

2 Shkurt 2023
15:18
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm një merkato janari e nivelit të lartë dhe shumë e kushtueshme. Në shtëpinë e Chelsea-t kërkojnë të blindojnë lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Mes këtyre, edhe mbrojtësi ekspert brazilian Thiago Silva, i cili, siç ka pranuar edhe vetë, do të ketë një rol shumë të rëndësishëm. Në një intervistë të dhënë për ESPN, ish-lojtari i PSG dhe Milan ka folur për të ardhmen e tij në Londër.

Në moshën 38 vjeç, braziliani është afër skadencës së kontratës, por ka pranuar se po punohet për rinovimin: “Po flasim, me shumë mundësi do të ndodhë gjithçka në ditët e ardhshme.

“Qëllimi im dhe ai i klubit është të vazhdojmë bashkë. E di se klubi ka nevojë për mua në këtë moment. Ka një grup të rinjsh dhe unë me eksperiencën tim mund ta ndihmoj këtë proces rindërtimi të klubit. Jam i gatshëm ta bëj, e di se përgjegjësia ime është shumë e madhe”, ka thënë Thiago Silva.

Domethënë, Thiago Silva do të mbajë akoma veshur fanellën e Blues për të ndihmuar më të rinjtë të rriten dhe të bëhen ajo që ai është sot: një lider dhe një garanci.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit