Do të largohet nga Chelsea: çfarë sfide mes Juventus-it dhe Milan-it

17 Gusht 2022
16:11
Denis Hakanaj
back button

Milan kampion i Italisë ka trokitur, duke fituar në ndeshjen e parë të kampionatit 4-2 kundër Udinese-s. Të gjitha të tjerat janë përgjigjur, edhe Juventus, që ka mposhtur Sassuolo-n 3-0 në shtëpi.

Mënyra e duhur për bardhezinjtë për të nisur vrapin drejt titullit që mungon nga 2020-ta. Seria e nëntë kampionateve radhazi është ndërprerë me dy vende të katërta që kanë lënë një shije të hidhur në gojën e torinezëve.

Tani ka dëshirë për revansh dhe premisat për të luftuar me kampionët në fuqi dhe Inter-in duket se janë. Por duhet bërë diçka në merkato, edhe për shkak të dëmtimeve të Pogba dhe Di Maria-s.

Nga ana tjetër, edhe Milan-i duhet të mbyllë akoma merkaton. Pas një ndjekje të gjatë, ka ardhur goditja De Ketelaere, që i është bashkuar goditjes me kosto zero Origi dhe ‘kthimeve’ të Adli dhe Pobega.

Por Pioli pret një goditje të fundit për të qenë i kompletuar për një sezon në të cilin objektivi është të bëhet mirë edhe në Champions League.

Si për Juventus-in, ashtu edhe për Milan-in, mund të vijë një mundësi interesante nga Chelsea. Sipas Daily Mail, në fakt, Blues duket se janë të gatshëm ta largojnë Christian Pulisic në huazim.

Amerikani nuk pëlqehet shumë nga Tuchel dhe kërkon një mundësi që të tregojë vlerat e tij te një skuadër tjetër, edhe në prag të Botërorit.

Kohët e fundit është folur për një interesim të United dhe Newcastle, por ish-ylli i Borussia Dortmund duket se nuk është i interesuar. Dëshira e tij është të luajë në Champions, një mundësi që mund t’ia ofrojë Juventus dhe Milan.

Ja pse skuadrat italiane janë në pritje të zhvillimeve të reja. Por duhet bërë kujdes edhe nga Atletico Madrid, gjithashtu në kërkim të një përforcimi për sulmin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit