“Do të më pëlqente”, McGregor mendon zbarkimin e bujshëm në futboll: “Kam kërkuar informacione”

9 Nëntor 2022
15:00
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i në shitje është një nga ato lajme që zhvendosin vëmendjen mediatike dhe që, në këto ditë, po paralizon edhe lajmet e ndryshme në mediat kryesore angleze.

Megjithatë, ka diçka akoma më të “bujshme” në horizont dhe që përfshin Conor McGregor. Në fakt, një përgjigje e luftëtarit të njohur dhe kampionit të arteve marciale në lidhje me blerjen e Liverpool-it, ka shtuar akoma më shumë vëmendjen ndaj Të Kuqve.

Siç kanë raportuar media të ndryshme angleze, por siç mund të konfirmohet me lehtësi në rrjetet sociale, duket se është edhe Conor McGregor mes kandidatëve të interesuar për t’u bërë numri një i Liverpool-it.

Sportisti i është një përgjigje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale në lidhje me mundësinë për të blerë klubin anglez duke thënë: “Oh, do të më pëlqente! Po, sapo kam dëgjuar se është në shitje kam kërkuar informacione. Çfarë klubi!”.

Mbetet për t’u kuptuar sa vërtetësi ka në fjalët e tij, por edhe në të kaluarën ai ka provuar të hyjë në kontakte me Chelsea-n pas çështjeve që kanë shtyrë Abramovich ta shesë klubin. Duhet theksuar se McGregor është një tifoz i deklaruar i Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit