“Do të më pëlqente një kampionat pa Juve, Inter dhe Milan”

20 Prill 2021
19:45
Denis Hakanaj
back button

Beppe Brusculotti, ish-kapiten i Napoli-t, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me krijimin e Super League dhe mundësinë e përjashtimit të Milan, Juventus dhe Inter nga Seria A.

“Super League? Nuk ekziston më asnjë pasion, mendohet vetëm për paratë”, ka thënë Brusculotti për Radio Kiss Kiss.

“Aktualisht, do të më pëlqente një Serie A pas Milan, Inter dhe Juventus, në këtë mënyrë të gjithë klubet italiane do të mund ta fitonin kampionatin. Do të isha shumë i kënaqur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit