“Do të ndodhë një mrekulli”, Laporta bën deklaratën e bujshme: Do ta mundim Bayern

26 Nëntor 2021
11:35
Denis Hakanaj
back button

Do t’i duhet një fitore në Champions League Barcelona-s së Xavi-t për t’u kualifikuar në 1/8-at.

Një sukses që nuk do të jetë aspak i lehtë duke parë se përballë do të jetë Bayern Munich “i rekordeve” që ka fituar të 5 ndeshjet e luajtura në fazën me grupe.

Barazimi pa gola kundër Benfica-s ka komplikuar shumë objektivin kualifikim për blaugranat që tani do të luajnë për gjithçka në ndeshjen e fundit.

Presidenti i katalanasve, Laporta, është shprehur shumë optimist për sfidën kundër bavarezëve.

“Jam i bindur se do të ndodhë një mrekulli. Është e mundur të fitojmë kundër Bayern Munich. Jam i bindur se do t’ia dalim. Jam me të vërtetë i bindur. Do të arrijmë të fitojmë”, ka thënë Laporta për AS.

Trajneri i ri Xavi mund të jetë arma më shumë për realizimin e mrekullisë:

“Është shumë i motivuar dhe shumë i fortë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ne, mendoj se ardhja e tij ka shtuar respektin e kundërshtarëve kundrejt nesh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit