Do të paguhet më shumë se Hysaj, momenti kur Rrahmani futet për vizitat mjekësore te Napoli (VIDEO)

17 Janar 2020
12:51
back button

Dita më e lumtur për Amir Rrahmanin! Ish-futbollisti i Partizanit dhe mbrojtësi i Kosovës, sot ka udhëtuar në Romë për të kryer vizitat mjekësore në Villa Stuart, teksa i shoqëruar nga agjenti i tij, Aliaj, do të hedhë firmën mbi kontratën që e lidh për katër vite me axurrët, për 1.8 mln euro në sezon.

Verona do të përfitojë 14 mln euro, ndërsa lojtari do të vazhdojë të luajë deri në fund të sezonit në Verona, për t’u bashkuar më pas me ekipin e Gattusos. Rrahmani kalon Hysajn, që fiton 1.6 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit