“Do të përdor pak vaj, kripë dhe piper dhe do t’i ha të gjallë”

18 Janar 2020
19:15
back button

Trajneri i Sampdoria-s Claudio Ranieri thotë se do t’i ha të gjallë me pak vaj, kripë dhe piper lojtarët e tij pas humbjes së turpshme 5-1 ndaj Lazio-s.

Ranieri kishte thënë para ndeshjes se nëse nuk do të shihte një skuadër të fokusuar do t’i hante lojtarët e gjallë. Kur pyetet pas ndeshjes për atë frazë, ja përgjigja e trajnerit veteran.

“Do të përdor pak vaj, kripë dhe piper dhe do t’i ha të gjallë. Jo vetëm që nuk fituam topin e parë apo të dytë, por nuk fituam as të tretin apo të katërtin.

Ishim shumë dobët dhe nuk luajtëm si skuadër. Ishte paraqitja më e keqe e ekipit që prej ardhjes sime.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit